Mediat greke kanë publikuar sot një histori të pazakonte me personazh një adoleshenteje shqiptare. Vajza e cila sot eshte 15 vjeçe, e identifikuar vetëm me inicialin B, ka marrë guximin të tregojnë në prokurori se ka qenë e detyruar të prostituoje që në moshën 12-vjeçare.
Tutori i saj, sipas dëshmisë të zbardhur nga mediat greke, është një biznesmen grek. Ajo jetonte me nënën dhe motrën 20vjeçare, ndërsa një motër tjetër nuk e kishte njohur.
Babai ishte i ndarë dhe jetonte vetëm. Kur nisi problemet në familje ajo vendosi të shkonte të jetonte me të atin, por ashtu si tregon vetë vajza kushtet ishte të papranueshme, ai nuk kishte para dhe vinte çdo natë i dehur.
Kur dëgjoi se në kushte të tilla, pasi ishte fëmijë, atë mund ta dërgonin në institucionet sociale për ta mbajtur, vendosi të ikte nga i ati.
“U takuam me këtë biznesmenin në një klub nate shumë të njohur në Poseidon. Ai më mori me një makinë shumë të mirë e më çoi në shtëpinë e tij. Hyri në xhakuzi, mori përpara një pjatë me kokainë. Herën e parë që bëmë seks ai më dha 900 euro” ka thënë vajza.
Sipas saj, biznesmeni i kishte thënë se nëse do rrinte gjatë me të, do t’i vinte 50-100 mijë euro në llogari bankare. “Ndërkohë vuri një këngë që fliste për spartanët dhe më tha se ne jemi spartanë”, tregon më tej ajo. Mediat greke shkruajnë se 20 persona janë nën hetim pas administrimit te deshmise se vajzes.
Pronari i hotelit ku kryheshin aktet me vajza ta mitura ka pranuar ato që kanë ndodhur, por sipas tij nuk i dinte moshën e vajzave. Shqiptarja nuk është e vet
Diskutime rreth kësaj post