Safet Rustemi Bajri, i njohur ndryshe si shqiptari më i kërkuar nga drejtësia belge thyen heshtjen duke folur për herë të parë përmes, një interviste ekskluzive për Report TV dhënë gazetarit Artan Hoxha.
Bajri gjatë ditëve të fundit është kryer në një “mollë sherri” mes qeverisë belge dhe opozitës, ndërsa media e ka cilësur si bosin e një organizate kriminale të fuqishme në veri të Shqipërisë.
Gjatë kësaj interviste ai tregon se si lindën problemet me drejtësinë belge, për dërgimin në Shqipëri dhe se si u përdor emri tij në luftën e brendshme politike nga ish kryeministri Berisha.
“S’kam asnjë lloj biznesi timin, dhe s’kam lidhje me politikën dhe s’kam marrë pjesë në këtë organizata që thonë këta. Unë sot jam papunë, jam i lirë në Shqipëri, nuk kam asnjë lloj dënimi dhe nuk kam lidhje me politikën, nuk kam pasur lidhje dhe as kam me ansjë deputet. Se duan ata ta kthejnë në çështje politike, kjo është tjetër gjë.
Mesa di Berisha publikon çdo mesazh që i vjen pa i kontrolluar. ,, nuk e di pse e bën këtë për mua, ndoshta edhe mosha bën të vetën dhe nuk kontrollon dot më veten…” shpreht ai.
Safet Bajri tregon se ai në Belgjikë ka punuar si roje sigurie në një lokal e më pas sëbashku me pronarin dhe disa persona të tjerë është arrestuar. Sipas tij kjo ka të bëjë me konkurencën.
Ai ka treguar se u arrestua pasi u kap një shqiptarë me 500 gram grogë dhe policia belge e lidhi kapjen e drogës me të.
Safet Bajri në këtë intervistë hedh poshtë të gjitha aludimet për lidhje me PS ndërkohë për herë të parë ai rrëfen për lidhjet e tija me demokratët të cilat datojnë shumë vite më parë gjatë një fushate elektorale.
Diskutime rreth kësaj post