“Tea do Luizin, Luizi do Kiarën, Kiara do veten ose s’e di kë”,- u shpreh Zhaklin Lekatari një javë më parë duke e kthyer këtë fjali në kryefjalë në rrjet.
Shumë përdorues të mediave sociale, mendojnë se Tea ka një pëlqim për Luizin dhe bazohen për këtë te gjuha e trupit: sytë që i shkëlqejnë, buzëqeshja, duart etj.
Për këtë ka folur së fundmi edhe motra e Teas, Maria, e cila nuk e ka hedhur poshtë një mundësi të tillë.
E ftuar në “Fan Club” ajo tha se mes tyre ka kimi dhe madje se Luizi nuk e pëlqen Kiarën.
“Tea analizon në fillim, pastaj futet. Ndryshe nga Luizi. Ndaj nuk kanë patur kimi. Pas këngës që performuan bashkë këtë javë u duk se çdo gjë ndryshoi. Folët vetëm për Tean, por të njëjtat veprime bën dhe Luizi. Si shokë janë shumë komodë dhe flasin për gjëra të ndryshëm. Nëse Luizi do kishte disa kufij, do ishin shokë të mirë. Nuk mendoj se Luizi ka ndonjë qejf të madh për Kiarën. Thjesht e filloi lojën ashtu dhe do e vazhdojë tani. Tea i është afruar që në fillim kur Luizi nuk kishte kaq shumë bujë. Nuk besoj se po i afrohet që të marrë më shumë vëmendje. Tea nuk mban mëri edhe pse Luizi e ka zhgënjyer. Besoj se do afrohen. Ata kuptohen shumë mirë dhe u shkon shumë mirë biseda. Gjithsesi, kjo varet nga Luizi“,- tha motra e Teas.
Diskutime rreth kësaj post