Dr. Agon F. Bislimi
Kanceri i gjirit është i zakonshëm te femrat. Doktor Agon F. Bislimi thotë se faktorët favorizues të kancerit të gjirit janë:
1.Fillimi i hershëm i menstruacioneve
2.Menopauza e vonuar
3.Mungesa e shtatzënësisë ose shtatzënësia e parë në moshë të madhe(shtyer).
4.Historitë familjare për kancer të gjirit(sidomos nëna ose motra).
Kanceri i gjirit sinjalizohet shpesh nga ndryshimet që shfaqen në sipërfaqen e lëkurës së gjirit ose nga rrjedhja e thithit.
Mënyra më e mirë për të rritur shanset e mbijetesës ndaj kancerit të gjirit është vetëekzaminimi dhe mamografia.
Mamografia këshillohet çdo dy vjet për gratë 40-49 vjeç dhe për çdo vit pas kësaj moshe.
Nëse kanceri i gjirit zbulohet herët atëherë mund të shërohet.
Diskutime rreth kësaj post