Koronavirusi ka marrë deri më tani jetën e 213 personave në Kinë, ndërsa është përhapur në disa vende të botës. OBSH shpalli dje gjendjen e emergjencës globale, dhe për të folur për këtë ishte në studion e Abc News, mjeku Pëllumb Pipero.
I pyetur nëse ka Shqipëria kapacitet për ta parandaluar infektimin në popullsisë nga një virus i tillë, mjeku tha se ka kapacitet për të parandaluar fazën e parë.
“I kemi kapacitet për të përballuar fazën e parë të saj. Por sado i fortë të jetë një shtet nuk i ka të gjitha kapacitet e ngritura që ndodhi sot dhe t’i përgjigjemi sot. Pandemia është e papritur dhe pasojat e saj janë të paparishikueshme. Në aspektein ideal asnjë shtet nuk i ka të gjitha kapacitet. Ne jemi një shtet që nuk mund të prodhojmë vaksinën, por kapacitete e tjera i kemi. Më e rëndësishme është të ndërgjegjësohemi, se nuk na mungojnë as maskat, as tamponët. Janë kapacitet në ISHP për të diagnostikuar brenda pak orësh”, tha ai.
Më tej ai tha se virusi mund të përhapet me anë të pështymës, duke vendosur më pas duart në hundë, sy dhe gojë.
“Referencat thonë kujdes me duart kur i vendosin në hundë, gojë dhe sy. Virusi ka aftësi të mëdha për të rezistuar në ambjentin e jashtëm nga disa orë në disa ditë. Të paktën në temperatura të ulëta, jeton më gjatë, por ende nuk ka definicione sa mund të jetojë. Por së paku jeton disa orë dhe ne vimë në kontakt me mjetet e punës, e vëmë dorën në tavolinë pastaj në sy dhe infektohemi. Burimi kryesor është pështyma. Të lajmë duart sa më shpesh gjatë ditës. Ndërkohë që shpallja e emergjencës globale ka të bëjë me kufizimin e lëvizjeve”, u shpreh Pipero.
Më tej mjeku foli edhe për shenjat e para që shfaqen tek një person i prekur nga koronavirusi, ndërsa bëri thirrje të mos neglizhohen.
“Shenjat e fillimit janë ato të një gripi të zokonshëm, temperatura, kolla dhe vështirësia në frymëmarrje. Këta persona të prekur marrin frymë shpesh dhe nuk është normale. Në rast se një person ka udhëtuar nga Kina apo ka pasur kontakt me një person të dyshuar për koronavirus, dhe ka këto shenja, gjëja e parë që i rekomandoj unë është që jo të shkoj te taksia me vrap, por të marrë në telefon urgjencën. Në familje gjëja e parë që duhet të bëjë është të vendosë një maskë në fytyrë. Nuk duhet transporti publik. Nuk ka shenja të veçanta deri tani”, deklaroi mjeku.
Diskutime rreth kësaj post