Deputeti socialist Erjon Braçe ka komentuar paketën anti-shpifje të propozuar pak ditë më parë nga qeveria. Sipas tij, kjo paketë më shumë është bërë për politikanët që nga mëngjesi në darkë vetëm shpifin.
“Tashi më vjen keq dhe mund t’u zhgënjej në këtë rast. Edhe gazetar që shpif nuk qëndron më vjen keq, por kjo paketë me thënë të drejtën nuk i drejtohet gazetarëve, por politikanëve,” tha Braçe.
I pyetur nga gazetari se qytetari dixhital a do preket nga paketa antishpifje, Braçe u përgjigj se Berisha është nona e shpifjes në këtë vend.
“Pavarisht se nga gjinia është mashkullore ai është nona e shpifje në këtë vend” tha Braçe.
Diskutime rreth kësaj post