Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, thotë se opozita do të organizojë protesta së shpejti, ku në mbledhjen me Kolegjin e Kryetarëve, lideri demokrat Sali Berisha, kërkoi mobilizimin e strukturave lokale të PD, për përballje me regjimin, siç e quajti ai qeverinë e Edi Ramës.
Boçi tha se protestat janë domosdoshmëri si rezultat i padrejtësive që po bën qeveria ndaj popullit.
“Nuk është diçka që lind si rezultat i dëshirave, por domosdoshmërive. Ishte një protestë qytetare para pak kohësh por që përfundoi si mungesë e spinës politike. Sepse qytetarët vetë fillojnë e lënë portestën sepse nuk besojnë më vetë te grupet e njëri-tjetrit. Unë shoh se kur bëhen protesta tentojnë gjithmonë në postulatin e gjithhershëm që politika të rrijë jashtë. Por jo kjo dhe politike jep zgjidhje. Nëse protesta merr ngjyrën e duhur politike, jo të një partie sepse është fronti qytetar që i jep ngjyrim, qeveria i trembet politikës. Nuk i trembet qytetarit”, tha Boçi.
Numri dy i PD gjithashtu, komentoi deklaratën e bërë nga Raportuesi për Shqipërinë në CDU, Peter Beyer, i cili u shpreh se Gjermania nuk do të mbështesë një person non-grata në politikë, ashtu si edhe aleatja e saj SHBA.
“Të presësh një deklaratë të kundërt do ishte një ëndërr në sirtar. Duke i dhënë peshë më të madhe seç ka në të vërtetë krijon insinuata të kota sepse është pjesë e shqetësimit që kemi dhe ne”, u shpreh ai.
“Situata ka vështirësitë e veta dhe jemi të ndërgjegjshëm por nuk mund të përdoret për të mbajtur qëndrime fraktare ndaj një formacioni politik që mbështetet nga mbi 600 mijë shqiptarë. Kjo deklaratë as nuk shton dhe as pakëson ndonjë gjë nga shpallja që thamë pak më parë. Është një lloj eko e asaj. Por raportet janë raporte korrekte të partive politike që bëjnë pjesë në një familje. Që ka hezitime ka sepse marrëdhëniet me CDU-në të tilla kanë qenë. Deklarata të tilla CDU-ja nuk i jep sot por edhe në momentin e dorëzimit të mandateve ishte kritikuese për veprimin atashues të PD nën drejtimin e zotit Basha. Ato janë goditëse dhe nxitëse në kuptimin politik. Të presësh një deklaratë të kundërt do ishte një ëndërr në sirtar. Duke i dhënë peshë më të madhe seç ka në të vërtetë krijon insinuata të kota sepse është pjesë e shqetësimit që kemi dhe ne”, theksoi nënkryetari i PD, Luçiano Boçi.
Diskutime rreth kësaj post