“Unë dola dhe dal nga ministria dhe nuk e kam të vështirë. Kam punuar çdo ditë si të ishte e fundit”– ishin disa nga fjalët e ministres së arsimit Lindita Nikolla në sallën e Kuvendit.
“Lindita dil nga ministria të kanë ardhur studentët dhe jo ushtria” – thanë studentët dhe unë dola dhe nuk e kam problem, për të mos turpëruar askënd. Do kishte qenë e lehtë për “ndrikull Nikollën me diplomë Kristali” me luksin e çantave mijëra euro. Do kisha shpëtuar nga memet dhe shpifjet që kanë shkuar deri në fëmijërinë time”- tha Nikolla që shtoi se ishte e vendosur të vazhdonte punën pavarësisht akuzave që sipas janë të padrejta.
“Lindita Nikolla, dil në bulevard, shkolla është e jona dhe nuk është privat”. Po, të dashur studentë, ndaj i mbyllëm shumë kioska. Unë dal në Bulevard me peshën institucionale. E vërteta dhe puna ka qenë aleati më i mirë, për t’ju kundërvënë një turravrapi. Ata kanë të drejtë, por për të fituar një bejte është drejt tyre. Unë, e gatshme për të marrë çdo përgjegjësi” – u shpreh me tej Nikolla.
Diskutime rreth kësaj post