Ish-deputeti Lefter Maliqi, në një intervistë për Abcnews, shprehu hapur ambicien për të qenë pasardhësi i Gledis Nanos në Policinë e Shtetit, duke theksuar se nëse ka vullnet, rendi vendoset për një javë në Shqipëri.
Pjesë nga fjala e Maliqit:
“Unë do të vazhdoj misionet e mia politike, në sfidat lokale. Pse jo nesër kur të jem në ekzekutiv nuk e fsheh ambicien për të qenë në kupolën drejtuese të policisë së shtetit për shkak të njohjeve dhe profesionit që kam dhe jam i bindur që rendi vendoset brenda një jave në Shqipëri.
Po pate ambicie dhe po luftove kirmet kundër personit dhe pronës. Pasardhësi i Gledis Nanos? Ajo nuk dihet kur vjen ky moment, por ambicia ime kjo ka qenë dje do të jetë derisa të kem mundësi”, deklaroi ai.
Lefter Maliqi në vitin 2017, ishte në listat e PD-së si kandidat në qarkun e Beratit, por jo në listën fituese.
Kjo ishte arsyeja që ai u largua nga Lulzim Basha duke kaluar me Edi Ramën dhe si shpërblim u emërua zv. drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve.
Por pas djegies së mandateve nga PD-LSI, i erdhi radha në listë dhe pranoi që të merrte mandatin duke u kthyer në kritikun e shumicës.
Në zgjedhjet e fundit kandidoi me LSI-në, por nuk fitoi.
Diskutime rreth kësaj post