Ish-mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Ervin Fakaj, i ftuar në emisionin “Kuqezi” në SuperSport, në përfundim të ndeshjes që Shqipëria humbi me Izraelin, foli edhe për Armando Brojën.
Vlonjati vuri theksin te fakti që sulmuesi i Chelsea tregohet shpesh individualist, por nga ana tjetër u mundua ta zhvishte nga presioni dhe përgjegjësia e madhe.
“Brojës i kemi ngarkuar më shumë përgjegjësi se duhet, pasi është ende një 21-vjeçar dhe ka ende kohë të piqet.
Ka cilësi të jashtëzakonshme, por duhet të përmirësohet në shumë sektorë të fushës dhe të kuptojë që nuk mund ta zgjidhë vetë gjithçka. Duhet më shumë bashkëpunim”, deklaroi Fakaj.
Diskutime rreth kësaj post