Këngëtarja Bleona Qereti ka qenë mjaft e suksesshme këtë vit. Ajo ka sjellur në tregun muzikor disa projekte, gjersa shumë shpejt atë do ta shohim edhe si protagoniste në një film hollivudian.
Për të gjitha këto, këngëtarja ka folur në një intervistë ekskluzive për Telegrafin, duke treguar po punon vazhdimisht për projektet e reja në karrierë.
Ndër të tjerash, ajo ka cekur edhe disa detaje për librin e saj autobiografik, i cili është në përgatitje e sipër dhe do të dalë në shitje së shpejti.
“Për librin janë bërë shumë aludime, por mua nuk më intereson fare tregu shqiptar, por ai ndërkombëtar. Libri do të dalë kur unë të jem gati për tregun ndërkombëtar që të tregoj historinë time, si jam bërë ‘Bleona’. Nuk ka lidhje me idiotësitë që lexohen në media të tipit, do dalin të dashurit e Bleonës, sepse siç kam thënë në intervista, të dashurit e mi janë aq sa për t’i numëruar me gishtat e njërës dorë. Theksoj që nuk ka lidhje me këtë, por me marrëdhëniet njerëzore, si jam bërë Bleona që jam sot”, tha Bleona Qereti.
Tutje, këngëtarja shqiptare ka treguar ky libër është një libër që flet për marrëdhëniet njerëzore, jo ato seksuale.
“Aty tregoj të gjitha vështirësitë, me çfarë jam përballur, me njerëzit që kanë dashur të më pengojnë, ose më kanë ndihmuar. Është libër për marrëdhëniet njerëzore, jo ato seksuale dhe nuk është për tregun shqiptar, por për atë ndërkombëtar. Shqipëria është vetëm 10% në gjithë librin, madje më vjen për të qeshur kur shqiptarët bëhen ‘legjendat e mendjes së tyre’, pasi nuk e ka njeri mendjen as tek ministrat, as tek qeveria në Shqipëri. Pjesë e librit janë sheikë, miliarderë, producentë muzike dhe filmash, sigurisht edhe politikanë shqiptarë, por nuk ka lidhje me marrëdhëniet seksuale”, ka treguar më tej ajo.
Diskutime rreth kësaj post