Vetëm gjatë dy muajve të fundit, janë vendosur 2412 gjoba për drejtueset femra, ndwrsa në muajin Maj ka një ulje të lehtë të shkeljeve krahasuar me muajin Prill.
“Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor nga drejtueset femra, është kthyer në një shqetësim për policinë rrugore. Fenomeni i mbajtjes së celularit gjatë drejtimit të automjetit, është shkelja e konstatuar më së shumti nga policia rrugore”.
Në muajin Maj janë vendosur 1126 gjoba për drejtueset femra, 160 shkelje më pak se Prilli.
Shumica janë për përdorimin e telefonit, mosvendosja e rripit të sigurimit apo mosdhënien përparësi këmbësorëve.
Sipas efektivë të policisë rrugore, vitet e fundit vihet re një rritje e shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor nga femrat dhe kjo sipas Bakës ka dy arsye.
Prej kohësh policia rrugore, është pozicionuar në akset kryesore të vendit me radar, apo edhe me makinën inteligjente, ku janë evidentuar mijëra shkelje të qarkullimit rrugor.
Diskutime rreth kësaj post