Valentina Duka fqinja e Ariela Muratit, 21 vjeçares që u vra nga Aldison Belulaj, është shprehur se nuk dinim asgjë për konfliktin me 23 vjeçarin.
“Nuk dinim asgjë për konfliktin, vajza ime dhe e ndjera kanë qenë shoqe së bashku. Ariela Murati ka qenë nxënëse shumë e mirë.”
Fax News raporton se Ariela jetonte në Tiranë me të motrën e saj. Gjendja pranë familjes së tyre është shumë e rëndë.
Ata njiheshin së bashku, Aldisoni ka tentuar të lidhet me vajzën dhe ka shprehur asaj dashurinë, por ndërkohë Ariela e ka refuzuar.
Po ashtu para një jave, Aldisoni është grindur dhe me familjarët e Arielës, pasi ai ka shkuar ti kërkojë dorën 21 vjeçares, por këta të fundit gjithashtu e kanë refuzuar këtë lidhje.
Diskutime rreth kësaj post