Eksperti i ekonomisë Alban Zusi, thotë se një rritje e çmimit të karburantit do të reflektohet dhe në rritjen e çmimit të ushqimeve. Dje, Bordi i Transparencës vendosi të rrisë çmimin e naftës në 245 lekë për litër nga 223 lekë që ishte.
Sipas ekspertit, qeveria duhet të marrë masa për të hequr taksat e karburantit që ta kthejë çmimin në nivele të arsyeshme, në të kundër do të ketë problematika të mëdha sociale.
“Do ta shihni te të gjitha ushqimet se si do të ndryshojë çmimi prej rritjes së çmimit të karburantit. Unë do të sugjeroja që bordi menjëherë duhet të bëjë transparente metodikën dhe algoritmin mbi bazën e të cilit e mori këtë vendim sot.
Së dyti nëse algoritmi dhe logjika e bordit qëndron dhe i bind njerëzit , qeveria duhet të ndërhyjë që të ulë barrën fiskale të karburantit në mënyrë që ta kthejë në vlera të pranueshme, në të kundërt do të ketë problematika në vend por mbi të gjitha problematika sociale”, u shpreh Alban Zusi.
Diskutime rreth kësaj post