Pas deklaratës që bëri në një nga televizionet lokale të Sarandës, Drejtori i Ujësjellësit të qytetit u përpoq të japë një shpjegim se për çfarë arsye i la 3 ditë pa ujë banorët. Sheme Lulo tha se ishte keqkuptuar. “Eksperimenti” sipas tij ishte bërë që të kuptohej sa ujë mbanin depozitat.
“Bënim mosfurnizimin me ujë për të parë se sa ishte gjendja që ishte furnizuar gjatë 24 orëve të mëparshme dhe për të parë sa do të shkonte, sepse qyteti i Sarandës nuk konsumon ujin e rrjedhshëm, por ujin me depozita. Nuk i kanë rënë telefonit që të thoshte në këto momente nuk kam ujë, që të bënim furnizimin me ujë”, thotë Sheme Lulo, drejtor i Ujësjellësit Sarandë.
19.200 abonentë marrin shërbime prej ujësjellësit të Sarandës. Numri shkon në 22 mijë të tillë gjatë sezonit turistik. E pyetur nga Top Channel, bashkia e Sarandës nuk ka preferuar të japë sqarime.
E sigurtë është që depozitat e ujit në Sarandë e përballojnë konsumin e ujit për tre ditë.
Diskutime rreth kësaj post