Nga viti tjetër në Tiranë, do të nisë zbatimi i dy projekteve të ujesjellësit i cili synon të mbulojë Tiranën 24 orë me ujë pa ndërprerje, duke zgjidhur përfundimisht problemin e depozitave sipër tarracave.
Elton Kacidhja, thotë se falë investimit prej 145 mln euro nga Banka Europiane e Invetsimeve, Tiranës do i shtohet një tjetër burim, po ashtu do ndërtohet edhe unaza e presionit.
“Burim i ri për Tiranën që do merret nga guri i bardhë është në zonën e Bashkisë Klos që i shtohet burimit të Selitës dhe Shën Mërisë ka me rreth 1 mijë litra ujë në sekondë në pikën më maksimale dhe më një prurje mesatre gjatë vitit me 600-650 ujë litra/s. 1 Projketi i dytë që financohet po nga BEI është projekti i unazës së presionit, e cila është nëj depo e madhe që vjen rreth e rrotull qytetit e cila rregullon presionet në qytet”.
Por çfarë është projekti i unazës së presionit?
“Nëse e keni parë, ka zona në Tiranë të cilat kur fillojnë e bien prurjet sidomos gjatë verës, disa zona marrin ujë me presion, disa jo. Disa zona që janë fundore, pika fundore marrin pak ose aspak. Unaza e presionit rregullon presionet e ujit në qytet. Është një linjë e cila do të përshkojë një pjesë të madhe të qytetit, janë rreth 50 km tub me disa seksione 1200, 900, 800 që do të përshkojnë të gjithë Tiranën”.
Por për të mos patur penalizim të qytetarëve në furnizmin me ujë gjatë kohës së kryerjes së punimeve, kryqyteti do të ndahet në minizona?
“Qyteti do të ndahet në 54 minizona. Nëse sot ne na ndodh një difekt në linjën e Shën Mërisë qëndrojnë disa zona të qytetit pa ujë, disa njësi. Ndërkohë me ndarjen në minizona çdo pjesë e qytetit do të jetë e pavarur nga tjera. Nëse ne kemi një problem në zonën 51, nëpërmjet një sistemi inteligjent që quhet skada, sistem menaxhimi manovrimi i të gjithë minizonave bëhet mbyllja e zonës, bëhet riparimi i defektit vetëm për atë minizonë, zona nuk qëndron pa ujë pasi perms një Bypassi ne i japim ujë nga zona që ka më afër deri sa rregullohet problemi. Pastaj mbyllet Bypassi dhe rihapet prapë zona”.
Ky projekt i cili sipas drejtuesve të ujësjellësit, do të sjellë mbulesë 100% për banorët e Tiranës me ujë gjatë 24 orëve, nuk do të shoqërohet me fushatë masive për heqjen e depozitave.
Këto të fundit do të hiqen vetem pasi të përfundojnë investimet të cilat pritet të zgjasin 4 vite.
Aktualisht vetëm 40 % e kryeqytetit furnizohet me ujë pa ndërprerje.
Diskutime rreth kësaj post