Drejtori i DPSHTRR, Blendi Gonxhe, deklaroi se shkuarja e çmimit të një patente në 85 mijë lekë, ka të bëjë me formalizimin e sektorit të autoshkollave.
Në një intervistë për Euronews Albania, Blendi Gonxhe, u shpreh se më parë bëhej pazar fiskal, pasi kishte informalitet.
“Nuk ka rritje në kuptimin mësimor dhe të programit, ka vetëm formalizim të këtij procesi. Ky formalizim, ky fiskalizim, sjell automatikisht që atë që bënin një pjesë e autoshkollave korrekte, që e kanë faturuar korrektësisht mësimin, duhet ta bëjnë tani, minimalisht të gjitha autoshkollat e tjera.
Duhet të vijmë në një pozitë ku të jenë të barabarta në kosto minimale, pa të cilën, ato që konkurrojnë nën këto kosto, prishin tregun. Do të thotë që rrezikojnë sigurinë rrugore, jetën tonë”, theksoi ai.
Diskutime rreth kësaj post