Ditën e sotme, ish-kryeministri Sali Berisha, ka zbuluar për herë të parë se njerëz të dërguar të Lulzim Bashës dhe Edi Ramës, i kishin propozuar ofertën që PD të bënte koalicion me PS-në.
Pas refuzimit, Berisha tha se filloi lufta kundër tij me shpalljen “non grata” dhe më tej.
“Morën peng ish-kryetarin (Basha) dhe dua t’u them ju që qytetarëve shqiptarëve ka qenë kundërshtimi im i prerë para të dërguarve të Bashës, por në fakt edhe të Ramës, që PD të bëjë koalicion me PS-në. Ai që pastaj nxiti pastaj të gjitha veprimet ndaj meje.
Në thelb nuk e kam kundërshtar atë për asnjë interes personal, por e kam kundërshtuar atë ofertë dhe shumë prerë, sepse kam besuar se ky ishte interesi i cdo demokrati dhe qytetari shqiptar.
Unë e kam kundërshtuar dhe besoj që kam bërë një nga vendimet më të drejta që kam marrë. Në këtë kontekst nuk u dolën hesapet, llogaritë dhe dështuan dhe ndaj e nisën ku e nisën dhe ku jemi sot. Forcë politike, opozita më e fuqishme në vend”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post