Analisti Baton Haxhiu, e sheh si problematik ligjin e miratuar nga Edi Rama për hapjen e dosjeve, ku i njohur për afrimitetin e tij me kryeministrin Edi Rama, Haxhiu e pranoi se kreu i qeverisë e bëri ligjin për t’iu kundërvënë Ilir Metës.
Gjithashtu, ai shtoi se ka dy rreziqe, ku tha se Ilir Meta rikthehet më i fuqishëm, nëse në dosje nuk ka gjë kundër tij, ndërsa për ta krahasuar solli në vëmendje lëvizjen e liderit të PD, Sali Berisha, me foltoren, pas shpalljes non grata nga SHBA.
Baton Haxhiu: “Ka dy rreziqe. Rreziku i parë që mund ta humbim një politikan për shkak të kësaj dosje dhe mbi një proces votimi. Rreziku i dytë, nëse nuk është e vërtetë, atëherë ndodh si me Sali Berishën që u shpall non grata dhe u fuqizua duke ngritur foltoren për të cilën unë s’kam besuar se do ta rikthejë një pozicion të tillë politik, duke patur kundër edhe SHBA, ambasadën, një pjesë të opinionit publik dhe partinë që ai ka themeluar. Kjo mund të ndodhë edhe për Ilir Metën nëse ata të cilët e kanë ndërtuar kështu rrëfimin për hapjen e dosjeve, me atë nenin që përmendi Rama dhe nëse nuk e kanë shikuar mirë dosjen dhe nëse zoti Meta, sipas asaj që ka folur në studio, nuk ka prekje spiunazhi, atëherë problematika me jetën p[ublike e politike do të jetë krejt ndryshe ngha ajo që është menduar të ndërtohet.
Strategjikisht ka dy probleme. I pari, Ilir Meta i takon një konjukture socialiste. Socialistët mund ta dëmtojnë që ka prekje me demokratët. Por një parti e majtë e cila ka mbretëruar në shoqërinë shqiptare për 45 vjet dhe ka funksionuar me atë sistem, me SHISH, me njerëz të cilët kanë punuar për regjimin, për konjukturën, është problematike ta bazosh fajësinë e një njeriu që i ka takuar asaj infrastrukture, jo si Ilir Meta, por si bindje ideologjike. Strategjikisht besoj se PS e ka menduar, ose duhet ta mendojë mirë se çfarë ka brenda në dosje. Unë konsideroj që rreziku ende është në sipërfaqe. Rreziku politik i cili nëse jo ta zhdukë nga jeta politike, por ta forcojë pozicionin e tij politik edhe pse i ka kryer të gjitha funksionet shtetërore dhe të gjitha funksionet publike që i takojnë një njeriu. Hapja e kësaj teme është problematike. Mund të atakojë këdo që është në politikë, mbi moshën 45-vjeçare”, u shpreh ai.
Diskutime rreth kësaj post