Për fat të keq, një foshnje shqiptare, vetëm 4 muajshe, në pallatin ku u identifikua edhe pacienti 1, në Codongno të Italisë është prekur nga koronavirusi.
Babai i fëmijës, Luan Sulejmani, foli në një lidhje me “Skype” në A2 për gjendjen e djalit të tij vetëm 4 muajsh.
“Ai kishte temperaturë të lartë gjatë kohës që po ushqehej. Menduan se kishte ftohje. Temperatura ishte nga 38.5 deri në 39.5. Ambulanca erdhi pas 8 orësh dhe pasi i bëmë tamponin rezultoi se ishte me koronavirus. Jetojmë në të njëjtin pallat ku ka rezultuar edhe pacienti 1.
Pas 5 ditësh në spital, djali tashmë është më mirë, nuk ka temperaturë as diarre. As pjesëtarët e tjetër të familjes nuk kanë pasur simptoma. Por për fat të keq nuk na e kanë bërë tamponin, pasi nuk kemi simptoma. Ne e kemi kërkuar, por nuk kanë pranuar”, u shpreh Luan Sulejmani.
Diskutime rreth kësaj post