Teksa ka sjellë të pajetë të birin nga Franca në Shqipëri, babai i Florenc Beqirajt ka apeluar sërish për drejtësi për vdekjen e të birit.
“Dua drejtesi. Djali kishte shenja dhune. Une nuk kam firmosur sepse nuk mund ta mbys me duart e mia.
Nuk e di pse ia hoqen tubat e oksigjenit.
Falenderoj presidentin dhe gjithe ata qe na ndihmuan”, tha Gëzim Beqiraj, pasi mbërriti në Shqipëri me trupin e pajetë të të birit 23-vjeçar.
Florenc Beqiraj humbi jetën në rrethana misterioze në Francë, ku ndodhej për të ndjekur ëndrrën për një jetë më të mirë.
Diskutime rreth kësaj post