Ndër 946 emrat që komisioni ka miratuar si kandidate të mundshme për zgjedhje; emri i Jozefina Topallit është me i njohuri, jo thjesht për historinë e saj të gjatë në partinë demokratike, por edhe per faktin se ajo ështëevetmja kritike e Lulzim Bashës që ka hyrë në listat e kandidatëve për deputet.
Sipas anëtares së komisionit Enriketa Papa, Topalli e cila ka qenë deputete deri në shtatorin e vitit 2017, nuk ka nevojë të plotesojë formularin si kusht për vazhdimin e procesit për kandidimin ne zgjedhjet e ardhshme.
“Nuk e di se cfare ka marre ne posten elektronike apo ne njoftimin me telefon zonja topalli por ne dijenine time eshte fakti qe te gjithe perfaqesuesit politike te pd ne 10 vitet e fundit nuk eshte se jane te detyruar, jane te perjashtuar nga ky formular 30 faqesh por eshte mjaftuar me ata formulare qe ata tashme per pastertine e figures apo formulari I deklarimit te pasurive”, deklaroi anëtarja e komisionit të përzgjedhjes së kandidaturave për deputetë.
Vete Jozefina Topalli e ka qartesuar pozicionin e saj, duke falenderuar demokratet qe e kane propozuar, ajo ka theksuar se nuk ploteson asnje formular pasi nuk beson se partia demokratizohet me komisione e formulare.
Diskutime rreth kësaj post