Eurokomisioneri Knut Fleckenstein ka dhënë një intervistë për RTSH në Berlin.
Ai thotë se negociatat pritet të hapen shumë shpejt dhe Merkel e tha vetë se Shqipëria ka bërë përparime.
Fleckenstein ka komentuar edhe ardhjen e Krischbaum dhe deklaratën e tij, duke thënë se ndoshta ka marrë informacione të gabuara.
“Besoj se është shumë e qartë, dhe e dëgjuat edhe nga Kancelarja Merkel kur iu drejtua zotit Rama, ne e kemi parë përparimin e madh që ka bërë Shqipëria. Është shumë të qartë që negociatat duhet të çelen shumë shpejt, sapo të fillojë zbatimi i Reformës në Drejtësi. Nuk mund të presim për zbatimin e çdo gjëje, sepse në vende të tjera zbatimi fillon dhe gjatë negociatave. Besoj se në lidhje me Reformën në Drejtësi puna është bërë. Si një faktor kyç në bashkëpunimin rajonal, ne jemi shumë të kënaqur me punën e qeverisë. Besoj se zoti Kirschbaum përmendi disa pika të cilat tashmë duhet të fillojnë të zbatohen, por nuk besoj se është e drejtë ajo që ai tha, që ne duhet të presim derisa çdo gjë të zbatohet, dhe në 2018-ën, më duket se tha të shohim. Ndoshta është një informacion i gabuar që ka marrë, sepse Bundestagu gjerman nuk ka zë në lidhje me këtë, është parlamenti europian, dhe jo 28 parlamente që duhet të vendosin në lidhje me çdo hap”, tha Fleckenstein.
Diskutime rreth kësaj post