Për herë të parë në historinë e futbollit shqiptar, do të luajë në Kategorinë e Dytë. Vlonjatët u mposhtën në finalen e “Play-Out” nga Tërbuni, duke u rrëzuar kështu një kategori më poshtë, ndërkohë që nga ana tjetër pukjanët rikthehen kështu në Kategorinë e Parë.
Në “Elbasan Arena” ishte një ndeshje e luftuar nga të dy ekipet, që kërkonin me ngulm golin e avantazhit, por nuk ia dolën të gjejnë dot, as pas 120 minutave lojë.
Skuadra fituese do të zgjidhej nga penalltitë, aty ku Tërbuni ishte më i saktë, duke shënuar në të pesta gjuajtjet, ndërsa për Flamurtarin humbi gjuajtjen e fundit Andi Ribaj. Një tronditje kjo për Flamurtarin, që pasi u rrëzua një sezon më parë nga Kategoria Superiore në të Parën, tashmë e shikon veten në të Dytën.
Diskutime rreth kësaj post