Mediat serbe nuk e kanë pritur mirë shfaqjen e një flamuri shqiptar gjatë ndeshjes mes Arsenalit dhe Crvena Zvezdës, e cila u zhvillua dje në Londër në kuadër të Europa Leagues.
Flamur shqiptar ishte vendosur në vend të reklamave pranë vijës anësore të fushës në ndeshjes, e cila përfundoi pa fitues.
Kjo gjë ka nxitur reagimin e mediave serbe, të cilat e kanë cilësuar si provokim. “Si ndodhi kjo? Flamuri shqiptar në duelin Arsena – Zvezda”, shkruan në titullin e saj gazeta Alo.rs.
Diskutime rreth kësaj post