Pak minuta kanë mbetur nga starti i ndeshjes europiane të skuadrës shqiptare nënkampione të vendit Tirana përballë gjigantëve turq të Beshiktashit.
Në “Beshiktash Arena”, stadiumi më modern dhe ndër më të mëdhenjtë në Turqi sa i përket kapacitetit, 42.900 vende, pritet të jetë një numër prej rreth 40.000 tifozësh në ndeshjen e parë zyrtare të skuadrës turke.
Siç konfirmon gazetari i Top Channel Endi Tufa, nuk do të mungojnë edhe tifozët shqiptarë, të cilët tashmë e kanë kthyer në traditë praninë e tyre kudo ku luajnë klubet tona. Këtë gjë e konfirmon flamuri kuqezi në tribunën kryesore të tifozerisë turke në Stamboll.
Diskutime rreth kësaj post