Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, ka folur në lidhje me situatën e PD, teksa ka thënë se do të jetë një vjeshtë e “zjarrtë” politike, ku tha se PD ishte e marrë peng, ndërs tani e gjitha linja ka ndryshuar.
“Vjeshta do të jetë një stinë e “zjarrtë” politike. Aksioni politik ka të bëjë me zbritjen në bazë të të gjithëve. Organizimi përballja me regjimin, ndërthurja e aksionit deri në gjunjëzimin e këtij regjimi që nuk meriton të rrijë më në këmbë. është një regjim gjakpirës dhe e ia ka çuar thikën në palcë shqiptarëve”, tha ai.
“Ishte një PD e marr peng, tashmë ka ndryshuar e gjithë linja. Sot PD ka një qasje, në përputhje të plotë me interesin e qytetarëve. Berisha është kryetari i PD që orjenton dhe përfaqëson partinë. Njeri më aktiv se Sali Berisha ndaj këtij regjimi nuk ka. PD është rreshtuar krah qytetarëve në betejën e tyrë për demokraci dhe për të rikthyer vlerat e lirisë dhe demokracisë.
28 deputetë që mirajtuan Alibean janë një pakicë, sepse nuk ka përfaqësues që mund të pranojë që ti shërbejë regjimit. Ne e kemi dorën të shtrirë ndaj cdo demokrati. Ka vetën një gjë nuk është bashkuar dhe ky është grupi parlamenatr I PD”, tha Noka.
Diskutime rreth kësaj post