Deputeti Flamur Noka, ka reaguar në Kuvend për skandalin e ndodhur në departamentin e Onkologjikut në QSUT.
Fjala e Nokës në Kuvend : E gjitha ka një burim propagandën, burimi i së keqes edhe tek onkologjiku edhe në çdo sistem tjetër, bëhet me regji që nesër Rama t’u thotë shqiptareve të lodhur e sfilitur me Shëndetësinë falas ja fajtorët nuk jemi ne, janë mjekët, ata e hakan kumbulla pas shpine kryeministrit, e gjitha kjo ka një qëllim, të spostohet vëmendja nga batërdia e qeverisë, ka mjekë që e ndyjnë bluzën e bardhë dhe e shkelin Betimin e Hipokratit, spitalet në Shqipëri janë në ditën më të zezë, të vetmit që janë brenda karakatinave janë stafi shëndetësor, në çdo spital ka problematika të rënduara në aspektin e imazherisë.
Duhet të kemi një gjë parasysh, po spitalet që po mbyllen në të gjithë Shqipërinë, isha në Has para disa ditësh, se kjo zonja nuk është, po mbyllej spitali i Hasit, po ato spitale që janë nëpër qytete të Shqipërisë, janë han, peshku qelbet nga koka, Ali Baba dhe 40 hajdutët. Në të gjithë këtë batërdi ka një përgjegjës, Edi Rama dhe qendra e hajdutëve. Ka vetëm një rrugë Shqipëria të ndryshojë vullneti politik, vullneti juaj është për të vjedhur sa kohë të keni Ali Babën”.
Diskutime rreth kësaj post