I ftuar në Ditarin e mëngjesit në A2 CNN, Flamur Noka, foli për përçarjen mes demokratëve pas vendimit të kryetarit Lulzim Basha për të përjashtuar nga grupi parlamentar Sali Berishën.
I pyetur nga gazetarja se çfarë janë kutitë e pandorës për të cilat flet Basha, deputeti i PD-së i mohon të gjitha çfarë janë thënë në media dhe tregon si ndryshoi raporti me Bashën.
Çfarë janë kutitë e pandorës për të cilat flet Basha?
“Çfarë ka nxjerrë Partia Demokratike, zyra e kryetarit për bisedën që është zhvilluar atë natë mes meje dhe tij, debati që është zhvilluar, në lidhje me pandorën, janë të gjitha sajesa pasi nuk është thënë asgjë. Ripozicionimi im ishte vetëm në lidhje me Bashën, jo me PD. Raporti me Bashën ndryshoi sepse Berisha është historia e vetme e suksesit e kësaj partie”.
“Vendimi i Bashës i shërbeu vetëm Edi Ramës. Baza e PD po bashkohet me Berishën”
“Vendimi nuk i shërben askujt, përveçse Edi Ramës. PD para vendimit të Bashës ishte e bashkuar për të mposhtur regjimin. Basha e vrau forcën e tij politike. PD nuk është e ndarë në dy llogore. PD ka një bazë solide, e cila po i bashkëngjitet Berishës për të shpëtuar, pasi e panë që Basha nuk mund ta çojë përpara këtë forcë. Nuk ka asnjë brenda grupit parlamentar që miraton qëndrimin e kryetarit”.
Diskutime rreth kësaj post