Ky është i vetmi shkrim serioz për Flamur Nokën, në respekt të ligjit dhe institucioneve të shtetit shqiptar. E di që të gjithë nuk e marrin seriozisht një shkrim për të, por ky është rasti, se si në krye të shtetit e politikës shqiptare, mund të ketë depërtuar përmes rolit të “shejtan budallit”, dikush që i ka bërë shumë dëm këtij vendi.
Flamur Noka rezulton të jetë ndaluar nga policia e ish Jugosllavisë në Mars të viti 1991, dhe është marrë në pyetje nga UDB, shërbimi sekret jugosllav, për disa javë derisa është rikthyer në Shqipëri, pasi ka formosur para tyre. Gazeta Tema disponon dokumentet zyrtare, që provojnë ngjarje të cilat hedhin dritë në mënyrë të pakundërshtueshme për dy fakte.
E para që Flamur Noka është mbajtur në burg, dhe e dyta që është marrë në pyetje nga UDB, dhe nuk ka kundërshtuar bashkëpunimin me ta, por ka kërkuar që të kthehet në Shqipëri, çka është një skemë klasike e bashkëpuntorëve të UDB në Shqipëri.
Dokumentet të cilat gjenden në arkivat zyrtare në Tiranë, provojnë përmes deklaratve të vet Flamur Nokës, i cili në atë kohë përshkruhet si “Flamur Noka, nga fshati Novesoj, me shkollë të mesme, i padënuar….”. Më poshtë në dokument ka deklaratë të vet Nokës, i cili thotë se është marrë në pyetje në disa zyra të UDB dhe është pyetur për situatën në Shqipëri, e gjëra të tjera.
Tani historia është serioze. Ky njeri ka qenë Ministër i Brendëshëm i Shqipërisë, dhe pjesë e Këshilit të Sigurimit Kombëtar për shkak të detyrës dhe është pajisur dhe me çertifikatë garancie për mos nxjerrje sekreti, ndërkohë që nga deponimet e tij, ai është qartazi një bashkëpunëtor potencial i UDB për të cilën dhe ka nënshkruar për t’u kthyer në Shqipëri.
Së dyti ky njeri e ka pas detyrim ligjor në bazë të ligjit të dekriminalizimit ti përgjigjet pyetjes, “a ka qenë i arrestuar në ndonjë shtet të huaj”?
Ky ka gënjyer duke e mohuar atë. Në ligjin e dekriminalizimit përfshi dhe në formularin e dekriminalizimit, thuhet se mosreferimi i të dhënave përbën vepër penale që dënohet me burg, sipas nenit 190 të Kodit Penal.
Në nenin 190 të Kodit penal thuhet se … paraqitja e rrethanave të rreme në këto të fundit, që u drejtohen organeve shtetërore, dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në katër vjet. Kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë apo ka sjellë pasoja të rënda, dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në pesë vjet. Kur falsifikimi bëhet nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre, dënohet me burgim nga tre deri në shtatë vjet.”.
Së treti ky fakt tregon se duhet ndërmarrë një hetim i thellë për cilindo deputet të dyshuar për të shkuarën e tij, pasi mund të kenë bërë fshehje të tilla të rënda të së shkuarës së tyre.
Rasti i Falmur Nokës është i ënd, jo vetëm se ka kryer një vepër penale, duke gënjyer në formularin e dekriminalizimit, por se duke qenë një njeri që ka firmosur në zyrat e UDB, si i penduar dhe ka kërkuar të kthehet në Shqipëri, ai është rast tipik i depërtimit të shërbimeve sekrete në politikën shqiptare. Jo rastësisht ky “shejtan budalla”, në shumë raste ka qenë nxitës i veprimeve radikale, apo destabilizuese, duke pasur si imunitet faktin që të gjithë e merrnin për idjot. Në fakt ai që e vuri Ministër të Brendëshëm e dinte që ishte idjot, por e vuri. Dhe fakti që tani bën sikur nuk e di të shkuarën e tij, e bën më të dyshimtë situatën.
Sidoqoftë jam duke pritur një deklarim zyrtar nga Flamur Noka, pse ka fshehur burgosjen në një vend të huaj. Me apo pa dëshirë, ai do të largohet nga politika me faktet që ne kemi, por fakti që po i japim kohë ta pranoj vet, është thjeshtë një test, se sa seriozisht e ka ai, dhe partia e tij, dekriminalizimin. Nëse e pranon dhe ikën, do tia kursejmë publikut, dhe do mjaftohemi me kaq, pasi dokumentet ido ti kenë organet zyrtare. Nëse e mohon do të keni mundësi të shikoni dosjen dhe deponimet e tij pranë oganeve tona zyrtare kur është kthyer nga burgu i UDB që përbëjnë shkelje flagrante të ligjit të dekriminalizimit. Dhe nuk do themi më “një budalla më pak” por dhe një mashtrues më pak” në Kuvend. / TEMA
Diskutime rreth kësaj post