I pyetur që nëse Lulzim Basha nuk ikën nga zyrat e PD-së si kryetar, deputeti dhe ish-ministri brendshëm Flamur Noka ka deklaruar se “nëse më 5 janar, deputeti Basha nuk i hap rrugë rivendosjes se demokracisë në PD, por tenton të vazhdojë ta mbajë peng PD për llogari të Ramës, atëherë më 8 janar do të thirren demokratët e Shqipërisë të bëjnë përmbaruesin paqësor të vullnetit të tyre të shprehur më datë 11 dhjetor në Kuvendin e PD-së dhe të datës 18 dhjetor me Referendum”.
Pra data 8 janar, sipas ish-ministrit të Brendshëm, do jetë dita kur demokratët marrin selinë blu në duart e tyre, pavarësisht se Roland Bejko i krahut të Bashës deklaroi se “do kemi mbrojtje policinë atë ditë”.
Diskutime rreth kësaj post