Zjarre të frikshme kanë shpërthyer në disa zona të Greqisë, ku janë shënuar edhe viktima.
Tetëmbëdhjetë trupa të djegur janë gjetur në një zonë pyjore të Greqisë veriore të goditur nga zjarret. Raportohet se ata që kanë vdekur mund të kenë qenë emigrantë.
Rajoni i Evros në Greqinë verilindore, jo shumë larg kufirit turk, është shkatërruar nga zjarret. Situata është alarmante edhe në Aleksandoupol, ku për shkak të zjarrëve u evakuua një spital.
Gratë shtatzënë sollën në jetë fëmijët në bordin e një trageti, ndërsa të sëmurën dhe fëmijët e porsalindur po marrin shërbimin në target.
Flakët mendohet se janë përhapur me shpejtësi që nga e hëna në parkun e madh kombëtar pyjor Dadia në veri të Aleksandoupolis.
Në lidhje me këtë situatë, për BBC kanë folur dhe dy punonjës shqiptarë. Ata janë shprrehur se nëse helikopterët do kishin mbërritur në kohë do të kishin mundur të shuanin zjarrin dhe si situata soot nuk do të ishte kaq dramatike.
Diskutime rreth kësaj post