Shpesh ka ndodhur që personazhe të njohur televizivë ta kenë nisur rrugën si këngëtarë e më pas të kenë provuar të jenë edhe moderatorë. Në raste të tjera disa kanë provuar aktrimin nga moderimi ose kënga.
Të njëjtën eksperiencë duket se ka dëshirë ta provojë edhe Fjoralba Ponari, e cila rrugën në ekran e nisi si këngëtare në ‘The Voice Of Albania’.
“Po sikur ta tentojmë njëherë edhe nga aktrimi. Çfarë po bëj me jetën time”, ka shkruar Ponari krah statusit të saj, ku duket se mendimet për t’u përfshirë në kinemtagorafi kanë nisur.
Nuk e dimë nëse Fjoralba do ta çojë deri në fund këtë ambicie të re të sajën, por mbase këtë detaj do ta zbulojmë në javët në vazhdim nga vetë ajo.
Diskutime rreth kësaj post