Analisti Andi Bushati thotë se qëllim kryesor i fjalimit të Edi Ramës në Strasburg është rehabilitimi dhe lirimi nga burgu i Hashim Thaçit.
Në një intervistë për Euronews Albania, Bushati u shpreh se Edi Rama ka një projekt politik; t’i japë vetes aureolën e liderit Ballkanin në vëllazëri me Vuiçiçin.
“Edi Rama ka një projekt politik; t’i japë vetes aureolën e liderit Ballkanin në vëllazëri me Vuiçiçin. Për këtë kishte një marrëveshje me Thaçin që kulmoi te projekti i shkëmbimit të territoreve. I ka ngecur sharra në gozhdë me Albin Kurtin, ndaj po bën çdo gjë të rikthejë në skenë Hashim Thaçin. Objektivi është ky, po ta dëgjosh me vëmendje janë dy fjalime brenda njërit, njëri është fjalim mbrojtës për Thaçin”, tha Bushati.
Diskutime rreth kësaj post