Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në Samitin e Berlinit, që po zhvillohet sot virtualisht, ku të pranishëm janë edhe Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, Presidentja e KE, Ursula von der Leyen, dhe Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi.
Rama tha se duhur ecur para me integrimin në BE dhe të shmanget kthimi vendeve të Ballkanit si karikaturë e BE apo viktima të vetos së vendeve anëtare të saj.
Deklarata e Ramës:
“E me këtë çka kemi, mendojmë vërtetë se Procesi i Berlinit dhe ajo çka është shpërfaqur prej tij, është shtylla më e fortë e shpresës për të ardhmen. Dua të theksoj këtu atë çka pata shansin të ndaja drejtpërdrejtë me Kancelaren, se është absolutisht shumë e rëndësishme që të ecim më shpejt e, ndërkohë që ecim më shpejt, duhet të shmangim kurthin që të shndërrohemi në një karikaturë të Bashkimit Europian, që të bëhemi viktima të vetove të ndërsjella apo të nevojës për konsensus! Kjo nënkupton se tashmë, objektivat i kemi shumë të qarta”, tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post