Lajmi i kobshëm për ndarjen nga jeta të një prej gazetareve të njohura ka prekur dhe moderatoren shqiptare Arbana Osmani.
Ishte pikërisht emisioni që Arbana drejton që e bëri të njohur Adelën në mbarë vendin.
Adelajda ishte një nga vajzat që morri guximin të tregonte hisorinë e saj para të gjithë shqiptarëve duke thyer tabutë e provincës.
‘U prehsh ne Paqe Adela! Nje nga vajzat me te guximshme qe kam njohur. Dashuria është për të guximshmit, jam e sigurt që do ta gjesh atje lart’ ka shkruar Arbana krah fotos së të ndjerës.
Adelajda ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në banesën e saj në Tiranë si pasojë e nje ataku kardiak. Ndërkohë raportet e para të policisë kanë bërë me dije se ajo vuante nga epilepsia. Trupi i të ndjerës është dërguar pranë familjarëve në Kavajë, qyteti i saj i lindjes.
Diskutime rreth kësaj post