Janë zbuluar mesazhet kërcënuese që deputeti Kujtim Gjuzi pretendon se ia ka dërguar kryeministri Edi Rama. Në foto duket edhe fjala fyese që sipas deputetit ia ka dërguar kreu i qeverisë teksa i kërkonte që të mos vinte në Kuvend pa veshur kostum ndryshe do ta nxirrte jashtë.
“Shih ulësen e Kuvendit dhe mos më ço mu mesazhe të tilla se është turp për një burrë me mustaqe për ty të bëjë palaçon.
Nëse vjen edhe njëherë i veshur si pederast do të të nxjerr zvarrë nga Parlamenti,”-shkruhet në mesazh.
Kujtim Gjuzi ka bërë me dije se ka hapur një kallëzim penal në Prokuroria dhe pret nga organi i akuzës zbardhjen e rastit.
Diskutime rreth kësaj post