Ditën e sotme, në orën 17:00 ish-kryeministri Sali Berisha do të zhvillojë “Foltoren” me gratë dhe vajzat, ku me anë të një video në rrjetet sociale, Berisha u ka bërë thirrje grave dhe vajzave të Lëvizjes Demokratike të gruas që t’i bashkohen Foltores në Hotel Rogner.
“Fitorja është grua dhe vajzë”, thotë Berisha në video, teksa kujtojmë se Albana Vokshi, kryetarja e LDG-së ka dalë kundër kryedemokratit Lulzim Basha, duke u pozicionuar në krahun e Berishës.
Diskutime rreth kësaj post