Pas urimit që kryeministri Edi Rama, i bëri presidentit të SHBA-së Donald Trump, në faqen e tij zyrtare në Facebook, ka pasur një sërë komentesh nga ana e qytetarëve.
Kjo pasi Rama, ka qenë kundër zgjedhjes së Donald Trump, në krye të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Komentuesit e kanë thumbuar me komente duke iu referuar deklaratave të Ramës, se Trump nuk duhet të jetë president i amerikës.
“Po c’tu desh qe fole, o burr i dheut? se njehere the qe s’do ndodhte brexiti, ndodhi, njehere the qe s’do behej trumpi president, u be. te lutem, per te qene brenda thuaj qe sala do vije ne pushtet vitin tjeter, se keshtu si e ke vetem e kunderta e asaj qe thua ndodh” i shkruan një komentues.
Diskutime rreth kësaj post