Me brohoritje, duartrokitje dhe lot është pritur nga mbështetësit Edison Memolla, i cili u shpalll fitues në bashkinë e Rrogozhinës.
Qytetarët e kanë pritur me lot dhe përqafime Memollën, i cili doli nga qendra ku po numërohej kutia e fundit vetëm pak minuta më parë.
Memolla ka takuar një nga një të pranishmit, teksa i ka falenderuar për besimin që i kanë dhënë edhe në këtë zgjedhje.
Në këto zgjedhje, ndryshe nga ato të 14 mjait, Memolla ka fituar bindshëm me një diferencë mbi 1 mijë vota nga kundërshtari Shkëlqim Hoxha, ndërsa në zgjedhjet e 14 majit diferenca ishte e ngushtë me vetëm 21 vota.
Kështu Memolla në pak muaj fiton për herë të dytë Bashkinë e Rrogozhinës. Ai doli fitues në lokalet e 14 Majit, por pas konstatimit të disa problematikave dhe provimin e tyre nga Shkëlqim Hoxha, u vendos që zgjedhjet në këtë bashki të ribëheshin më 23 korrik.
Diskutime rreth kësaj post