Kreu i ri i bashkisë së Kavajës, Isa Sakja, i cili doli fitues nga votimi në 25 qershorit me një diferencë të vogël votash përballë kandidatit të PS, ka bërë reagimin e parë.
Në profilin e tij zyrtar në Facebook, Sakja ka shprehur falënderimet për të gjithë qytetarët e Kavajës që i dhanë fitoren, duke e rikthyer PD-në pas 6 vitesh në partinë që do të drejtojë këtë qytet.
Reagim
Faleminderit te dashur bashkeqytetare!
Faleminderit qe qendruat, luftuat dhe me besuat!
Ju jam pafundesisht mirenjohes per gjithe angazhimin tuaj ne kete fushate qytetare qe zhvilluam se bashku per nje Kavaje per qytetaret e saj, per nje Bashki ne sherbim te qytetareve, pa i ndare ata ne te djathte e te majte. Mirenjohje!
Diskutime rreth kësaj post