Prokurori i Apelit të Tiranës Luan Kaloçi u shkarkuar në fillim të muajit korrit për shkak se nuk justifikonte pasurinë, por këtë të enjte, është caktuar trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i cili do të shqyrtojë apelin e bërë nga ai.
Trupa do të kryesohet nga Rezarta Schuetz, realtor do të jetë, ndërsa anëtar Ardian Hajdari, Ina Rama dhe Luan Daci.
Kësisoj Kaloçi do të përballer sërish me Vettingun në shkallën e dytë. Kujtojmë se Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e shkarkoi prokurorin për shkak se nuk justifikonte një sërë apartamentesh. Madje një dyqan me sipërfaqe të madhe, sipas prokurorit ishte blerë falë fitores së basteve në lloto.
Diskutime rreth kësaj post