Lekët e fituara nga gjyqi sot ndaj deputetes demokrate Grida Duma, Kryetari i Bashkisë së Tiranës do t’i dhurojë për kompjuterët e bibliotekat për shkollat, por kësaj here ato në Kavajë.
Sikurse e ka kthyer tashmë në traditë, lekët e siguruara nga çdo gjyq i fituar për shpifje ndaj kundërshtarëve politikë, Veliaj i çon për pasurimin e laboratoreve dhe bibliotekave të shkollave.
“Është lajm i mirë kur shtohen kompjuterët e bibliotekat për shkollat, kësaj here ato në Kavajë! Prej vitesh, PS dhuron mes Fondit të Edukimit kontributet nga gjyqet për shpifje”, shkruan Veliaj.
Sipas vendimit të gjykatës, Veliaj nuk ka shpifur kur gjatë fushatës i ka kujtuar Grida Dumës se i kishte shitur disa herë të njëjtin apartament një individi dhe se ajo qe dënuar nga gjykata për mashtrim.
Të njëjtin mendim me gjykatën pati edhe prokuroria, e cila ka nënvizuar se kryebashkiaku s’ka shkelur ligjin dhe s’ka konsumuar elementet e veprës penale të shpifjes.
Diskutime rreth kësaj post