Anëtari i Kryesisë në Partinë Demokratike Fitim Zekthi, e ka konsideruar një pasojë të vendimit të SHBA situatën që është krijuar me ish-kryeministrin Berisha.
I pyetur nëse Berisha mund ta fitojë këtë betejë që ka nisur, Zekthi tha se ai nuk ka një betejë me Bashën po beteja e tij është me kohën politike.
Deklarata e Zekthit:
“Berisha është një nga politikanët e rrallë në botë që pas lënies së posteve politike ka pasur një jetë politike shumë intensive. Prania e madhe publike e Berishës ka bërë hije tek Basha. Ne jemi në një pikë që nuk do të duhet të kapemi me thonj pas gjërave të së shkuarës. Unë nuk e besoj kurrë që Basha bashkëpunon me Ramën. Berisha nuk ka një betejë me Bashën. Ai ka një betejë me kohën. Është e pamundur që Berisha ta fitojë këtë betejë me kohën politike”, tha Zekthi.
Diskutime rreth kësaj post