Fisnik Qosja është betuar si kryetari i ri i Bashkisë së Kavajës, i cili mundi në garën e 14 Majit kandidatin e PS-së, Redjan Krali, ku në një intervistë televizive, Fisniku tregoi ditët e para në zyrë.
Ai tregoi sesi do të bëhet punësimi i njerëzve të kualifikuar, pa u bazuar në ngjyrat politike të secilit, duke treguar se do të ketë një rishikim të administratës në bazë të aftësive.
“Do ta marr me qetësi, do i jap secilit hakun dhe në radhë të parë do vlerësoj profesionistët, çdo profesionist që është në vendin e duhur dhe punën e duhur nuk do e shoh nga ngjyrat politike, do i jap dorën dhe do i them punë të mbarë”,– tha Qosja!
Diskutime rreth kësaj post