Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se është firmosur marrëveshja me qeverinë italiane për dokumentin e detajimit të angazhimit prej 95 milionë euro që do të vijnë për Shqipërinë për rindërtimin e objekteve që dolën jashtë funksionit nga tërmeti i 26 nëntorit të viti të kaluar.
Postimi i Ramës:
“Firmoset marrëveshja me qeverinë italiane për dokumentin e detajimit të angazhimit prej 95 milionë euro, nga të cilat 5 milionë euro grant për rindërtimin e objekteve publike, që dolën jashtë funksionit nga tërmeti i 26 nëntorit.
Kredia e butë prej 90 milionë euro do të angazhohet:
a) Në sektorin e energjisë, për përmirësimin e mëtejshëm të linjave të transmetimit
b) Në zhvillimin e ekonomisë së detit, për përmirësimin e infrastrukturës portuale dhe peshkimit
c) Në rritjen e kapaciteteve për përballimin e fatkeqësive natyrore, me përmirësimin e flotës dhe fuqizimin e burimeve njerëzore të emergjencave civile, ku eksperienca e mirënjohur botërisht e Italisë dhe asistenca e vëllezërve italianë, do të jenë një ndihmë e çmuar për Shqipërinë”, – njofton kryeministri Rama.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post