Lulzim Basha u pyet nga gazetarët para nisjes së Kuvendit për firmat e 18 deputetëve që Gazment Bardhi të jetë kreu i grupit të PD, teksa tha se partia nuk merret me këto lojëra.
Basha tha se koha kur demokratët merreshin me njëri tjetrin në kurriz të shqiptarëve ka marrë fund.
“Nuk merremi me tallvatë. Nuk merremi me lojërat e vogla për interesa të vogla. PD do të fokusohet te problemet qytetarëve. Për një vite gjysmë PD ka qenë nën sulm dhe është marrë me veten e vet. Ua kam thënë, koha kur merreshim me njëri tjetrin në kurriz të shqiptarëve ka marrë fund. Ditë për ditë me njerëzit dhe për njerëzit“, tha Basha para Parlamentit.
Diskutime rreth kësaj post