Pas Armando Dukës ka qenë kandidati tjetër Bashkim Fino ai që ka mbajtur një fjalim para Asamblesë Zgjedhore të FSHF-së.
“Të nderuar anëtare të Asmablesë. Të nderuar përfaqësues të FIFA-s dhe UEFA-s. I paske bërë me defekt këto Duka, më duket se spaske para (për mikrofonat)”-e nisi me batutë Bashkim Fino.
Më pas ai akuzoi Dukën për keqmenaxhim të futbollit.
“Përgjatë këtyre muajve të fundit janë prezantuar me shumë prej jush. Kam mësuar shumë për hallet tuaj. Kam mësuar për dëshirën që keni për ta dërguar këto sport shumë më lart, atje ku dëshironi. Sot jemi në një ditë të rëndësishme, futbolli ynë ka mundësin të futet në një etapë të rëndësishme.
Futbolli është më shumë se një lojë. Futboll do të thotë shoqëri e shëndetshme. Me shumë futboll do të thotë më pak ilaçe, më pak drogë. Futbolli shtë një promovues i Shqipërisë. Sot kërkoi voton, jo për cilësitë e mija personale.
Futbolli është i pastrukturuar dhe në shumë raste lodër në duart e pak personave të pasur. Çdo ti bënte fondit administrata e FSHF-së do i investonte në bursë, me çfarë kriteresh janë përzgjedhur për projektet, a ka pasur preferenca, cili është raporti mes investimeve për paga e luksi të papërgjegjshme të FSHF, e justifikimi nuk është se janë miratuar. Ju Duka e keni keqpërdorur asamblenë”.
Diskutime rreth kësaj post