Finlanda i ka kërkuar BE-së që të mos e kthejë orën dimërore, pasi sipas tyre ky ndryshim po ndikon te shëndeti i njerëzve.
Më shumë se 70,000 shtetas finlandezë kanë nënshkruar një peticion kundër zhvendosjes sezonale, me arsyetimin se kjo po ndikon te ata duke i sëmurë.
Qeveria e Finlandës duhet t’i tregojë Brukselit se dëshiron t’i japë fund diktatit të BE-së në kohën e kursimeve të ditës, është thënë në një komision parlamentar finlandez.
Të shtunën pas mesnatës, ka përfunduar llogaritja verore e kohës duke filluar ajo dimërore. Ora shkon për 60 minuta mbrapa.
Pjesa më e madhe e Amerikës së Veriut dhe Evropa zbaton ndryshimin kohor çdo gjashtë muaj.
Diskutime rreth kësaj post