Ish-anëtari i këshillit kombëtar, Edvin Kulluri ka komentuar në Report Tv financimin rus në Partinë Demokratike. Kulluri thotë se përgjegjësia nuk bie vetëm mbi Lulzim Bashën, por është edhe faji i Sali Berishës.
Nisin përplasjet brenda BE-së për Giorgia Melonin, Franca provokon Italinë pas fitores së ekstremit të djathtë
Në një intervistë për emisionin ‘Studio Live’, Kulluri thotë se Berisha nuk veproi atë kohë kur doli se kishte marrë para ruse, por mori në mbrojtje Bashën. Sipas tij, Berisha nuk mund të veprojë tani që u shpall non grata.
“Berishës nuk i lejohej ky faj. Ti vepron pasi të shpallën non grata. Me gjithë përpjekjet për të mbajtur me gajret demokratë se fitorja do vijë sot apo nesër. Ka dyshime që është bërë një lobim i dytë për ët penguar ardhjen e një ambasadore në Tiranë, një eksperte shumë emirë e çështjeve të Rusisë. S’ka qenë rastësi. Basha ka bërë një kontratë lobimi për të penguar ardhjen e saj”, tha Kulluri.
Kulluri u ndal edhe në zgjedhjet lokale 2023, sipas të cilit opozita nuk fiton dot as 10 bashki. Sipas tij, opozita është në gjendje më keq se një vit më parë në zgjedhjet e 6 marsit, pasi sipas tij nuk mund të ofrojnë programe të reja politike me figura të vjetra.
“Duket një raporti i mirë, marrëdhëniet personale janë të mira. Meta ka një distancim nga Berisha për shkak të non gratës. Por jo një distancim të qartë dhe të prerë. Sado marrëdhënie të mira të kenë dhe të bien dakod me daljen e një kandidati të përbashkët, e djathta s’mund të dalë me një ofertë të re me personazhe të vjetër. Opozita është më keq se një vit me parë. Nuk fituan dot zgjedhjet e 2021. Në 2015 ishin shumë më mirë dhe morën 15 nga 61 bashki, sot po ti referohemi 6 marsit, opozita e bashkuar nuk i kalon dot 10 bashki”, tha ai.
Kujtojmë se SHBA publikoi një raport ku bëri me dije se në 2017, Partia Demokratike ka marrë 500 mijë dollarë nga Rusia.
Diskutime rreth kësaj post